
Për një Gostivar më të mirë
Investime të vazhdueshme në infrastrukturën e qytetit për një Gostivar më të zhvilluar, më funksional dhe më të përshtatshëm për të gjithë qytetarët.
Hapja e bulevardit nga rruga e Dibrës deri te gjykata themelore dhe ndërtimi i urës së re me katër korsi për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhur më mirë lagjet.
Ndërtimi i rrugës së re Forinë - Gostivar, duke përmirësuar lidhjen mes fshatrave dhe qendrës së qytetit për të gjithë qytetarët.
Gostivar më i pastër dhe më i gjelbër përmes investimeve në parqe, hapësira të gjelbra dhe përmirësim të shërbimeve komunale.
Vendosja e kontejnerëve nëntokësorë në të gjitha lagjet për një Gostivar më të pastër, më të shëndetshëm dhe më estetik.
Investime në shkolla moderne, kuadro profesional dhe largim i plotë i politikës nga arsimi për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Mbështetje konkrete për bizneset lokale, tërheqje e investimeve të reja dhe krijim i vendeve të punës për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët.
Investime në infrastrukturë sportive dhe kulturore, mbështetje për talentet e reja dhe krijim i hapësirave ku të rinjtë mund të zhvillojnë potencialin e tyre.
Vendimmarrje transparente dhe gjithëpërfshirëse ku zëri i çdo qytetari dëgjohet dhe merret parasysh për një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme.
Webfaqja Zyrtare e kampanjës së Kandidatit për kryetar komune